Porto Riko, mijëra kundër guvernatorit homofobik. Ricky Martin, ‘Dorëhiqu’

Porto Riko, mijëra kundër guvernatorit homofobik. Ricky Martin, ‘Dorëhiqu’

Porto Riko protestues të shumtë kanë kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ricardo Rossello, i cili ka qenë në qendër të polemikave për biseda private me tone homofobike, që kanë shkaktuar një krizë serioze politike.

Figurat e njohura Ricky Martin dhe Benicio del Toro janë midis protestuesve.

Protesta filloi në Kapitol dhe përfshiu njerëz të të gjitha moshave dhe profesioneve.

Përmes sloganeve ata kërkojnë dorëheqjen e Rossello-s.

Në një konferencë shtypi të marten, guvernatori pranoi se ai kishte kryer "veprime të pahijshme, por jo të paligjshme" dhe përsëriti se ai nuk do të dorëhiqet.

"Unë u zgjodha nga populli dhe do të vazhdoj misionin që më është dhënë, tani më shumë se kurrë".

Qendra e Gazatarisë Investigative, zbuloi javën e kaluar përmbajtjen e një bisede private.

Sipas fragmenteve të botuara nga gazeta lokale El Nuevo Dia, mes mbi 800 faqeve të mesazheve private, kishte dhe shumë komente homofobike.

Kundër guvernatorit ka reaguar edhe Ricky Martin. Në një postim në Twitter ai shkruan: Guvernatori është aq macho sa fle me burra sepse gratë nuk janë në nivelin e duhur. Jep dorëheqjen, bëj një akt bujarie, vlere dhe dashuri të vërtetë për Puerto Ricon”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU