Të nxehtin e Shqipërisë se përballon dot as një latin si Ricky Martin! Ylli i muzikës 'arratiset' në plazhin e Durrësit

Të nxehtin e Shqipërisë se përballon dot as një latin si Ricky Martin! Ylli i muzikës 'arratiset' në plazhin e Durrësit

Ylli i muzikës latine Ricky Martin ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme dhe duket se ka nisur turin e tij në vendin tonë.

Temperaturat e larta të ditës së sotme Ricky Martin i ka kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit nga ku ka ndarë një foto me ndjekësit e tij të shumtë.

Ricky Martin do ta mbajë ditën e nesërme koncertin e shumëpritur. Ai mbërriti në Tiranë të martën, pikërisht dy ditë para koncertit për të vizituar nga afër kryeqytetin para se të ngjitet në skenë. Kjo është hera e parë që ai viziton kryeqytetin shqiptar.

Gjatë performancave para publikut në shesh, ai do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë