Porto Romano/ 309 prona private preken nga ndërtimi i Portit të ri! Kompensimi do bëhet me lekë në dorë ose shkëmbim me tokë shtetërore

Tirane- Të gjithë qytetarët, pronat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të shpronësohen me para në dorë ose me një pronë shtetërore. Mënyra e kompensimit është sqaruar nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve, përmes një njoftimi të publikuar në fletoren zyrtare. 

“Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të shpronësohen me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit, se shpërblimi në natyrë kryhet: - nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet; si dhe - nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit”, thuhet në njoftim. 

Po ashtu agjencia sqaron se shkëmbimi tokë private-shtetërore do të bëhet vetëm në rastet kur ka dakordësi unanime, dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve do të bëhet kompesimi për pasurinë në vlerë financiare. 

“Në zbatim të pikës 4, të nenit 2, të VKM-së nr. 797, datë 28.12.2023, “Për përcaktimin e rasteve dhe të rregullave për shpërblimin në natyrë të shpronësimeve për interes publik”, në çdo rast, shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi të merret pëlqimi i subjektit që shpronësohet, pëlqimi duhet të jetë unanim nga të gjithë bashkëpronarët të cilët duhet të dakordësojnë midis tyre për shpërblimin në natyrë. Në rast se ky kusht nuk plotësohet, mungesa e dakordësisë për dhënien e pëlqimit për trajtimin me shpërblim në natyrë nga ana e subjektit që do të shpronësohet nuk e pengon vijimin e procedurës së shpronësimit, pasi kompensimi i pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, në këtë rast do të bëhet me vlerë financiare”, vijon më tej njoftimi.

Nga ndërtimi i portit pritet të preken 309 prona me sipërfaqe 1.5 milionë metër katror. Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve më herët ka sqaruar se vlera e shpronësimeve përllogaritet në mbi 821 milionë lekë. 

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është hapur pak ditë më parë dhe ky investim do ti kushtojë buxheti të shtetit të shtetit gjithsej 470 mln euro. Gara për ndërtimin e tij mbyllet më 16 shtator, ndërkohë do të trefishohen kapacitetet e tij. Sipas detajeve të tenderit në portin e ri do të përpunohen 2 milionë kontejnerë në vit, si dhe do të priten rreth 1 milionë pasagjerë.

Porti i ri do të përfundojë në vitin 2028, pasi në dokumentet e tenderit thuhet se afati për ndërtimin e tij pas nënshkrimit të kontratës do të jetë 40 muaj. Porti tregtar po zhvendoset nga Durrësi në Porto Romano, pasi porti ekzistues i mallrave do të kthehet në një marinë turistike.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAERSK CAPTAIN: 02/08/2024 17:09

    ⚓KËSHILLA FALAS NGA DETARI! Me këtë draft/thellësi 13 m, është humbje burimesh. Thellësia duhet të jetë minimalisht 16 m në kanal dhe 14 m përgjatë kalatave! Përndryshe harroni vëllimet dhe portat e thata!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti