Porto Romano, miratohet koncensioni për përpunimin e hidrokarbureve

/ATSH/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën projektligjin "Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës "BOT" (ndërtim shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare "Porti MBM (MULTI BUOY MOORING)".
Sipas përfaqësuesit të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Gentian Beqiri, zhvillimi i këtij projekti në Porto Romano, ku janë të përqendruar më shumë se 85% të kapacitetit të magazinimit dhe ruajtjes së karburanteve, duke u integruar me infrastrukturën aktuale, do të rezultonte në rritjen dhe shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve të magazinimit, të cilat aktualisht shfrytëzohen në vetëm 60% të tyre. Për më tepër, investimi në këtë zonë do të rezultonte me kosto të reduktuara dhe do të ishte efektiv në terma financiarë.
"Kjo është një kontratë BOT, pra ndërto, opero dhe transfero dhe eshte për një periudhë 35-vjeçare. Investimi i kryer do të jetë 10.2 milion dollarë në fillim të investimit dhe në periudhën e fundit do të shtohet edhe 40% e vlerës", tha Beqiri.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve