TIRANË- Nga prezantimi i Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri Edi Rama premtoi pagë mesatare 950 euro për mësuesit brenda pak muajsh.

‘Shpejt do të shkojnë mesatarisht 950 euro për të gjithë mësuesit brenda pak muajsh’- tha Rama.

Por, rritja e pagës nuk mjafton për të përmirësuar sistemin arsimor.  Kryeministri Edi Rama foli për një reformim të sistemit të pagave dhe sistemit të kualifikimeve profesionale për mësuesit.

 “Duhet të reformojmë sistemin, me mekanizmin e rritjes së pagës, çdo 5 vjet si rezultat I vjetërsisë në punë, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimesh, na duhet një sistem I besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.’- u shpreh Rama.

Rritja e pagave, për Ramën nuk po bëhen vetëm për të përmirësuar sistemin arsimor, por për mes tij, për të luftuar edhe largimin e njerëzve për të punuar në Evropë.

‘Ka nisur një luftë pa armë po shumë e egër për kapitalin njerëzor. Ne po bëjmë Ekstra forco që njerëzit të kenë paga e mos të kenë diskutim që të rrinë këtu apo të ikin, dhe gjithmonë u fus edhe një element tjetër te llogaritë, fus kafen, të pish kafen në Gjermani që është si lëng gështenjash, ta pish vetëm e të paguash 5 euro biletën, ndërkohë që këtu e pi kafen në diell, edhe në ditë pune, është një llogari që duhet bërë.’- theksoi kreu i qeverisë.

Po ashtu kryeministri Rama kërkoi më shumë fonde nga organizatat për arsimin.

'Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre.  Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.’- tha Rama.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij program kombëtar. Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm. Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.

'Brenda shkollës do të ketë mësues mentor I cili do I dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij. Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës” tha ministrja Manastirlu.

Përgjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që është një program në kuadër të Shqipëria 2030 me fokus teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, edhe te mësimdhënia, kryeministri Rama tha se do të vazhdojë shtrirja e digjitalizimit dhe laboratorëve smart në shkolla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Manastirliu: 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies 

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, lançoi sot fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025.  Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryeministri Edi Rama, drejtues të partnerëve ndërkombëtarë në fushën e arsimit, mësues dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.

Ministrja Manastirliu tha se ky program synon të fuqizojë mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhënies.

 “Me nisjen e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve,  brenda këtij viti do të trajnojmë mbi 4000 mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit gjuhës shqipe, matematikës dhe shkencat e natyrës, për aftësitë digjitale dhe deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.”, tha Manastirliu

Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se "ky program nuk është thjesht një nismë më shumë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të mbështetur mësuesit, profesionin e mësuesit".

Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përmirësojnë praktikat e tyre mësimore. Ky zhvillim përfshin krijimin e një portofoli digjital për mësues dhe përdorimin e platformave interaktive për trajnimin.

“Do të kemi një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, një sistem me shkallë të reja të kualifikimit, të lidhura me formimin e vazhdueshëm dhe incentivimin financiarë, sidomos kur flitet për mësuesit e ri dhe janë në hapat e parë të karrierës së tyre”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se një nga pikat kyçe të programit është edhe  krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.

“Do të krijojmë Portofolin Digjital të mësuesit, i lidhur me formimin profesional, nga kredencialet elektronike, sistemi i kualifikimeve, regjistrimi i krediteve të trajnimeve të akredituara, dhe duke pasur këtu një pamje të qartë në sistemin e monitorimit të performancës të mësimdhënies në shkolla duke i dhënë dhe më shumë përgjegjësi shkollës, drejtorive të arsimit dhe Agjensisë së Standardeve dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si garanci për zhvillimin profesional të burimeve tona njerëzore.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Gjithashtu, Ministrja, Manastirliu tha se ngritja e një platforme interaktive të trajnimeve, e cila do të përdorë inteligjencën artificiale për të ofruar plane të personalizuara të trajnimit, është një tjetër objektiv kyç. Në aspektin e zhvillimit të karrierës, programi synon të krijojë një model të ri të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të shoqëruar me incentiva financiare dhe për herë të parë ky program do të përfshijë role të reja të mësuesve në shkollë me mësuesin mentor të shkollës, i cili do të udhëheqë kolegët drejt zhvillimit profesional dhe shkollën drejt përmirësimit të performancës me synim krijimin e rrjetit të mentorëve dhe lidershipit të ri profesional të shkollës.

Ora 12:32
Rama thirrje ADF-së: Hape më shumë portofolin për arsimin

 

Kryeministri Edi Rama, në një takim për programin e zhvillimit kombëtar për arsimin bëri thirrje për kontribut më të madh për arsimin. Kreu i qeverisë shqiptare ju adresuar ADF (Fondit Shqiptar të Zhvillimit) që të hapë më shumë portofolin për arsimin.

‘BE duke kuptuar këtë nevojë dhe shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në historinë e vet ka vendosur që për një vend që nuk është vend anëtar i BE-së por është një procesin e negociatave instrumente të rinj financiarë të cilat deri dje mund ti gëzonin vetëm vende të BE-së. Tani me planin e ri të rritje ekonomike që ka bërë KE për vendet tona fale përpjekjes sonë, ne do të kemi mundësinë të vëmë më shumë financa në dispozicion dhe do të fokusohemi edhe te arsimi i cili edhe pse nuk është si sektorët e tjerë, është më strategjiku më i rëndësishmi nga të gjithë sektorët pasi është sektori ku garantohet si do të jetë e ardhmja.

Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre. Duke parë se qeveria po bën ekstra forco për të adresuar nevojën që njerëzit tanë në këtë vend të ketë paga gjithnjë e më dinjitoze.

ADF-ja me siguri herët ose vonë, shpresoj më shumë herët se vonë do ta zgjerojnë pak portofolin e tyre që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tanid he falë bashkëpunimit me adf-në kemi edhe programin e shkollës së drejtorëve që vazhdon. Dua të mos harroj UNICEF-in dhe patjetër edhe fondacionin Soros, që vazhdon ndihmon edhe pse jo si më parë për hir të vërtetës. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishte në pushtet ata që sot e mallkojnë sot me pak po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë te tjerët.’- tha Rama.

Ora 12:13
Rama ironi me Berishën: Fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë

 

Në një takim me mësues në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.

‘ADF (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) dhe shqiptarët e ADF-së duhet ta zgjerojmë pak portofolin e tyre, që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tani, falë bashkëpunimit ADF-në kemi dhe shkollën e drejtorëve që vazhdon, falenderoj edhe Soros dhe Unicef. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyër të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë të tjerët.’- tha Rama.

 

Ora 12:08
Rama: Do reformojmë sistemin e pagave në arsim, mësuesit do paguhen sipas meritës! Portofol dixhital për secilin

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformim të pagave në sistemin arsimor. Rama tha se për pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, me rritjen që është përcaktuar, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme

Kreu i qeverisë tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit dhe se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie. Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.

“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave. Pagat për pak muaj do shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj na duhet të reformojmë sistemin për shembull, mek e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, duhet ta reformojmë komplet. Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek mbështetja e BE për vendin tonë, sa i takon fushës së arsimit.

“BE sot duke kuptuar këtë nevojë, këtë shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në histori ka vendosur për një vend që nuk është vend i BE, por është në procesin e negociatave me instrumente financiarë që deri dje mund ti gëzonin vetëm vendet e BE”, tha Rama.

Ora 12:00
‘Fokusi te arsimi është jetik’, Rama: Ka filluar luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, foli për nevojën për të frenuar largimin e kapitalit njerëzor në arsim. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mundet që mos të reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëz dhe të fuqizojmë me sa mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor.

‘Ne do bëjmë gjithçka të mundemi që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithë anshme për shkollën dhe mësuesit. Është një kohë ku ka filluar një luftë pa armë por shumë e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet më të zhvilluara të cilat sot për përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët ku të munden e sa të munden. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin e vendeve si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre është shumë më e fortë se oferta jonë. Por ne nuk mundet dot që të mos reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëzor dhe të fuqizojmë sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Në një kohë shumë të largët mund të gjendemi përballë një situate të pamundur.

Pagat do të rriten dhe ndërkohë që ne jemi në kushtet kur mund ta vëmë shumë më tepër se dje potencialin e vendit tonë në dispozicion të familjeve shqiptare, përballemi me nevojën se çlirimi i këtij potenciali vë para të gjithëve ne nevojën për kapital njerëzor, për forca pune në të gjitha nivelet. Ky është një moment që kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet. Fokusi tek arsimi është jetik.’- tha Rama.

Ora 11:49
Ambasadori i BE: Përmirësimi arsimit, reformë kyçe për integrimin në union! Do vijojmë me mbështetjen

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në takimin për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve tha se arsimi është një nga fushat që duhet të përmirësojë vendi ynë për t’u bërë pjesë e BE. Prandaj ai tha se BE do vijojë të mbështesë fushën e arsimit në Shqipëri. Ai vuri theksin se mësuesit duhet të jenë të mirëtrajnuar, si edhe duhet të përmirësohen kurrikulat.

Ai u ndal edhe në mbështetjet që BE jep për arsimin në Shqipëri, ku mes disa projekteve u ndal edhe në programin e BE që ka mbështetur rindërtimin dhe rehabilitimin e 64 shkollave.

"Arsimi është nga shtyllat e shndërrimit që do duhet të përmirësojë Shqipëria për tu bërë pjesë e BE. Mësuesit që janë të mirëtrajnuar, mbështetur dhe vlerësuar janë thelbësorë. Kjo përpjekje për të trajnuar mësuesit duhet të shkojë bashkë në formë paralele edhe me sfida të tjera, përmirësimi i kurrikualve, trajnimet profesionale, apo investimet për aftësi dixhitale, si edhe për të ecur më tej për kërkimin shkencor, jemi këtu për të modernizuar sistemin arsimor. BE ka rritur investimet në sistemin arsimor në Shqipëri, shembulli më i dukshëm është programi BE for Schools, kemi mbështetur rehabilitimin e 64 shkollave në Shqipëri. Tashmë 52 shkolla janë përfunduar. Nxënësit do përjetojnë një mjedis të ri dhe do përfitojnë nga kushte më të mira. Po investojmë edhe për nxënie gjithëpërfshirëse, që aksush të mos mbetet pas", tha Gonzato. 

Ai u ndal edhe në Kolegjin e Europës, i cili ka hapur filial edhe në Tiranë, për të cilin thotë se është një mundësi për integrimin e të rinjve nga unioni dhe Ballkani.

“Ky institucion ka trajnuar ata që janë bërë poltikbërësit e BE.. Do hapen mundësi për të rinj nga BE dhe rajoni për të krijuar kontakte dhe për t’u integruar”, tha Gonzato.