Portogali/ Braziliani Rodrigo Koxa kapërcen dallgën më të madhe në botë, 24 m e lartë (VIDEO)

Nazare është një fshat i vogël peshkimi në Portugali, mjaft i njohur për dallgët e larta. Bëhet fjalë për “Mekën” e sërfistëve nga e gjithë bota. Çdo vit mijëra të apasionuar me sërfin vijnë këtu për të sfiduar dallgët dhe për të arritur rekorde të reja.

Vetëm pak ditë më parë, braziliani Rodrigo Koxa është shpallur zyrtarisht sërfisti që këtu në Nazare, kapërceu dallgën më të madhe në botë, plot 24 metra e lartë.

Gjatë një ceremonie zyrtare, brazilianit iu dorëzua çertifikata e rekordit të ri Guinness. "Kjo është ëndrra më e madhe e jetës sime. Unë u bëj thirrje të gjithë të rinjve të besojnë në ëndrrat e tyre”- u shpreh braziliani.

Rekordi i mëparshëm në sportin e sërfit ishte ai i Garrett McNamara, i cili në vitin 2011 kapërceu mbi një dallgë 23.77 metra e lartë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'