Amund të imagjinojë kush të kundërshtojë Sali Berishën në Partinë Demokratike? Aq më tepër edhe në qeveri? Aq më tepër publikisht? “Kjo nuk bëhet Doktor”. Eshtë një shprehje e dëgjuar pak herë, me zë të ulët, e ndrojtur, por e prerë. Guxim i madh. Sytë pas syzeve vetëm sa janë ndeshur për një moment me sytë e Doktorit; mos vazhdo më tutje.

Dhe çudi e çudirave! Sali Berisha ka bërë pas. Publikisht. Ose ka manovruar. Eshtë sektori më i vështirë edhe për një të gjithëpushtetshëm si ai. Financa. Arka e shtetit. Ajo që ka në dorë fl amurin e tij të sa fushatave, me ngritjen e rrogave. E, në këtë kohë krize, Doktor Berisha nuk mund t’i bëjë ëndërrat e tij realitet pa pasur bekimin e Ridvan Bodes.

Megjithatë Ridvani ia ka dalë mëse njëherë. Aq sa mund të quhet e dalë kur shtrëngohet rripi..., të njëjtën që po bëjnë Italia, Greqia, Portugalia. Por ai se ka lënë vendin të bjerë drejt humnerës së reçensionit. Vërtetë pak, por gjithsesi ka rritje ekonomike. Përballë skepticizmit të përgjithshëm, papunësisë kanceroze, mundimit të përditshëm “bukën falna o Zot”, qëndron Ridvani.

I fshehur pas matricave e numrave, mbledhjeve e zbritjeve, tatime e dogana, lekëve, eurove e dollarëve, në xhepin e godinës së kryeministrisë, ai shfaqet rrallë. Aq rrallë sa duket se nuk është. Për t’i kundërvënë varfërisë së paraqitur nga kundërshtarët, shtimin e kacidheve në rrogat e pensioneve. Dhe nisin pastaj me Arben Malajn një debat “të pakuptimtë” ku shumica që i dëgjon nga afër dhe ata që munden nga TV-të, nuk marrin vesh asgjë.

Ndoshta profesorët e tyre, të plakur e në pension, i shajnë sipas preferencave...por mund edhe t’i lëvdojnë. Bode është një enigmë. I tillë që prej viteve të largëta të opozicionit, në zyrën e ngushtë në Partinë Demokratike. I vesh vetes një seriozitet që nuk i shkon, pasi siç edhe thonë në korridoret e fi - nancave, “shefi është i këndshëm kur qesh”. Ndoshta paratë duan nga pak seriozitet brenda...Seriozitet dhe dorështrëngim.

Vërtetë Bode nuk është nga Gjirokastra edhe kur i bie rasti publikisht nuk tregohet Harpagon, por megjithatë ai nuk shpenzon në erë, “nuk i hipën gomarit së prapthi”, siç thonë ndonjëherë për devollinjtë. Këtë e tregojnë fare mirë institucionet, të gjitha institucionet që sytë i mbajnë nga ai. “S’na dha gjë Bode”, është ankesa minimale. Gardiani i parave shqiptare ua pret shkurt; “kaq keni, vrisni veten”.

Dhe të gjithë nisin e vijnë vërdallë si pulat pa kokë; rrogat, investimet, festat, shpenzimet operative, udhëtimet, tenderat, po edhe ndonjë “punë duhet bërë”. Por nuk është vetëm Bode që ua shtrëngon të tjerëve rripin. Edhe atij ia kanë shtrënguar, madje keq. Rruga e kombit, duhet t’i ketë shkaktuar shumë dhimbje... jo vetëm koke. Pas saj nisën privatizime të shumta, borxhe pa fund...Politika ka shpenzime.

Me sa duket më shumë kanë shpenzime premtimet e Berishës. Por Bode ka ditur t’i mbushë gropat, madje edhe humnerat. Se ku do të rëndojnë, kjo i përket të ardhmes, mjaft që e tashmja të jetë e qetë dhe e përballueshme...deri diku. Përpara zgjedhjeve të 23 qershorit Ridvani është i qetë. Sigurisht nëse do të shqetësohet Berisha, edhe ai do të jetë i shqetësuar, por të paktën deri në këtë datë nuk do të ketë ankesa për ministrinë e tij, sepse sytë do të jenë përqëndruar nga emrat e kandidatëve për deputetë.

Ai është i tillë, fl itet sërish në listën e Korçës, por natyrisht me qëndrim më të gjatë në Devollin e tij. E nuk shkon pa gëzim Bode në juglindje Më e pakta është ekipi i futbollit. Në daljet e tij të pakta publike, ai është parë si tifoz i zjarrtë i Skënderbeut, ekipit të ardhur nga ketegoria e dytë dhe si rrallë herë në kampionate të tjera të Europës, mbizotërues disa herë rresht i ligës shqiptare. Të ketë dorë Ridvani në këtë punë?!

Vitin e parë akuzat ishin të shumta. Ridvani nuk foli. Vitin e dytë ishin më të pakta. Ridvani heshti. Këtë vit, akuzat gati janë zhdukur fare. Por pikërisht tani Ridvani nuk shihet më në stadium. Ndonjë strategji e punës në hije? Kush e di. Mister edhe kjo, ashtu siç është mister Shqipëria si oaz ekonomik, në mes të një rajoni që vuan nga kriza.

Gjithsesi duhet pranuar se me ardhjen e Bodes në krye të financave, sikur nuk ka më “mamuth të zi” që drejton doganat, tatimet...Nuk janë dëgjuar më emra doganierësh si dikur, më shumë se emra politikanësh. Të paktën rrethi është ngushtuar. Doganierët janë kthyer në punonjës shteti normal, të cilët jetojnë me rrogën dhe “hajt mo se del nga pak”, si shumica e buxhetorëve që kanë diçka në dorë.

Kjo mund të quhet arritje... Megjithatë, përtej plagëve të vjetra shqiptare, atyre të trashëguara dhe atyre të shkaktuara në këto tetë vjet, Ridvani meriton vlerësim. Nëse ende Shqipëria nuk është shtrirë përtokë, kjo është njëfarësoj edhe meritë e tij, e politikave fi nanciare dhe politikave se si ka ditur të ruajë në njëfarë mase “paratë e tij” nga politika e të tijve.

Eshtë tjetër punë se si do të fl asë në Korçë e në Devoll. Matricat atje nuk do të pinë ujë dhe Ridvani do të mundohet të përshtatet duke sulmuar kundërshtarët, apo duke u bërë qejfi n fshatarëve e qytetarëve si ministri që ka në dorë “rubinetin e fl oririt”. Por edhe si ministri i vetëm që guxon të kundërshtojë publikisht Berishën...

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)