Portreti i Putin, liderit që
nuk njeh asnjë dështim

Portreti i Putin, liderit që <br />nuk njeh asnjë dështim
MOSKE- Ish-agjenti i KGB-së në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ), Vladimir Putin, fitoi dje zgjedhjet presidenciale në Rusi.
Vladimir Putin, spiuni pa emër, më pas funskionar i lartë shumë aktiv, u shfaq si një drejtues autoritar që, për të mirë apo për të keq, e transformoi Rusinë në 12 vjet.
Putin, me vështrim depërtues dhe ballin e zbuluar, do të qëndrojë në komandë për të paktën gjashtë vjet.
Ai është shprehur se ambicia e tij e vetme është ''zhvillimi i qëndrueshëm'' i një vendi që tashmë ka arritur të dalë nga hija e viteve 1990 për t'i rikthyer vlerat e fuqisë së madhe.
"Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të bëhesha president'', deklaroi ai disa javë më parë.
''Por, do të doja edhe një herë pas përfundimit të punës time që Rusia bashkëkohore të jetë një ndërtesë solide'', shtoi ai.
Në gusht të vitit 1999, kur ai u emërua kryeministër nga presidenti i asaj kohe, Boris Jelcin diskretituar dhe përkeqësuar nga alkooli, Rusia ishte një vend i dobësuar nga kriza ekonomike e vitit 1998.
Njeri i disiplinuar dhe amator i fuqisë publike, ky njeri me profesion jurist, i cili shërbeu në ''zyrën e parë të KGB-së'', shërbimi sekret sovjetik, ndërmerr rindërtimin e autoritetit shtetëror duke formuar një ''vertikale të pushtetit'' që varej vetëm nga ai.
Boris Jelcin dhe rrethi i tij u joshën nga maturia dhe efikasiteti i këtij njeriu me ballin e zbuluar dhe vështrimin depërtues, i cili karrierën e tij e nisi në bashkinë e Shën Petërburgut dhe më pas në administratën e Kremlinit para se të emërohej në vitin 1998 në krye të FSB (siguria e brendshme, pasues i KGB-së).
Vladimir Putin kërkon t'i japë fund shpërbërjes së Rusisë. Ajo tashmë ishte stigmatizuar thellësisht nga rrëzimi i ish-Bashkimit Sovjetik, që e ndoqi hap pas hapi në Dresden (RDGJ), ku punoi si agjent i KGB-së nga viti 1985 deri në vitin 1990. Ai do ta cilësonte më pas zhdukjen e Bashkimit Sovjetik si ''katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX’’.
Duke kultivuar tashmë imazhin e një njeriu të rëndë, më 1 tetor 1999, pas një vale atentatesh, ai ndërmerr luftën e dytë në Çeçeni, një konflikt i përgjakshëm i shënuar nga dhuna ruse dhe bombardimet e verbra të Groznit.
Kjo luftë do të ishte themelimi i popullaritetit të tij në Rusi, por gjithashtu edhe i imazhit të drejtuesit autoritar në perëndim.
Kur Boris Jelsin jep dorëheqjen në fund të vitit 1999 dhe i lë pushtetin Putinit, ky i fundit paraqitet tashmë si një njeri tjetër i hekurt i vendit, rol që ai e ruan ende edhe sot.
I zgjedhur lehtësisht në vitin 2000, Putin përshpejton pushtetin e tij duke u mbështetur në ''strukturat e forcave'' (shërbimet sekrete, policinë, ushtrinë) dhe bashkëpunëtorët e tij në Shën Petërburg, ish-Leningradi ku ai u lind më 7 tetor 1952.
Në fillim të viteve 2000, ai hyri gjithashtu në radhët e ''oligarkëve'', këta biznesmenë të paskrupullt, të cilët patën fatin të përfitojnë nga privatizimet e errëta në vitet 1990.
Putin i pengoi ata në politikë dhe media, ashtu si dhe Vladimir Gussinskin, një biznesmen i madh i shpronësuar nga pasuritë e tij dhe nga stacioni televiziv emblematik NTV, para se të detyrohej të largohej nga vendi.
Ai distancoi gjithashtu edhe miliarderin, Boris Berezovski, ish-personazh me shumë influencë në Kremlin, i cili u largua në Londër.
Në fund, në vitin 2003, ishte pronari i kompanisë së naftës ''Ioukos'', Mihail Khodorkovski, i hyri në rezistencë, i cili kundërshtoi sistemin e Putin dhe u burgos.
Kremlini transformoi gjithashtu stacionet televizive në zëdhënëse të regjimit dhe ekrani i vogël e vlerësonte Vladimir Putin si shpëtues të kombit.
I lejuar të flirtonte me kultin e personalitetit, ai nuk hezitonte të shfaqej në skenë duke bërë demonstrime të judos, ku ai mban rrip të zi, duke bërë gara me kuaj apo duke shuar një zjarr në komandën e një avioni bombardues.
Vladislav Sourkov, një prej ideologëve të pushtetit rus do ta cilësonte në muajin korrik Putinin si njeriun e mbinatyrshëm që Zoti dhe fati i kishin dërguar Rusisë, kur ajo njohu një periudhë të vështirë.
Nëse ai u prek nga limiti i dy mandateve radhazi në vitin 2008 dhe i duhej të braktiste Kremlinin, ai nuk hoqi dorë nga pushteti duke i besuar presidencën një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt Dmitri Medvedev duke marrë nga ana e tij postin e kryeministrit.
Rreth katër vjet më pas, rikthimi i tij në Kremlin është shfaqur si evident.
Edhe pse dobësitë e Rusisë mbeten të dukshme, korrupsioni i përhershëm, infrastrukturat e shkatërruara, kriza demografike, rebelimi islamik në Kaukazin e Veriut, atentate, Vladimir Putin nuk njeh asnjë dështim.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit