PORTUGALI – Presidenti kërkon sqarime për marrëveshjen e qeverisë së majtë


LISBONË, /ATSH-AFP/ - Presidenti portugez, Anibal Cavaco Silva i kërkoi sot shefit të Partisë Socialiste, Antonio Costa sqarime për aleancën e pazakontë me të majtën radikale dhe e ka ngarkuar për rritjen e përpjekjeve në kuadër të formimit të një qeverie të qendrueshme dhe afatgjatë.
"Marrëveshjet e arritura nga socialistët me bllokun e majtë, bashkëpunëtor i afërt i Syrizas në pushtet në Greqi, Partia Komuniste dhe të Gjerlbërit ngjallin dyshime për stabilitetin dhe kohëzgjatjen e një qeverie minoritare të Partisë Socialiste", theksoi presidenti në një komunikatë publikuar në përfundim të një takimi me Costa.
Me shumicë në Parlament që prej zgjedhjeve legjislative të 4 tetorit, bashkimi i të majtës portugeze shkaktoi më 10 nëntor rrëzimin e qeverisë së djathtë të kryeministrit, Pedro Passos Coelho.
Përballur me këtë krizë politike, presidenti i Republikës vendosi të ngarkojë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste për të rritur përpjekjet në kuadër të formimit të një qeverie të qendrueshme, afatgjatë dhe të besueshme", njoftoi presidenca.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai