Portugalia mposht Poloninë me
penallti 5-3, kalon në gjysmëfinale

Portugalia mposht Poloninë me<br />penallti 5-3, kalon në gjysmëfinale
Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Europian të Francës, pasi mposhti në çerekfinale Poloninë nga pika e bardhë e penalltive me rezultatin 5-3. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1, po ashtu edhe dy shtesat, ndërsa nga 11-metrat Portugalia u tregua e saktë, ndërsa Polonia gaboi me Blazikovskin duke përfunduar ëndrrën Europiane. 

portugalia

portugalia

portugalia

(Portugezët festojnë kalimin në gjysmëfinalet e Euro 2016)

Koha e rregullt
Portugalia nuk e nisi aspak mirë ndeshjen çerekfinale, pasi pësoi gol shumë shpejt në minutë e 2 me Levandovskin, i cili arriti që të zhbllokohet pas 4 ndeshjeve. Pas një krosimi të bukur nga e majta Leva futet në zonë duke i shpëtuar mbrojtjes luzitane dhe dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë portugezët nuk u dorëzuan duke u hedhur në sulm për golin e barazimit, të cilin e gjejnë me Renato Sanches në të 32’ pas një goditje mjaft të fortë nga jashtë zone, e cila ndalet në rrjetë.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën kishte raste pa fund nga të dy ekipet, por rezultati nuk ndryshoi duke detyruar ekipet që të shkojnë në shtesë.

Por edhe 30 minutat e shtesës nuk ndryshuan asgjë, duke i shtyrë ekipet drejt penalltive, aty ku Portugalia u tregua e saktë në të 5 gjuajtjet. Për Portugalinë goditën Ronaldo, Nani, Mutinjo, Renato Sanches dhe Kuarezma.

Ndërsa për Poloninë gjuajtën saktë Leva, Milik dhe Glik, por Jakub Blaszczykoëski humbi penalltinë e 4 duke eliminuar ekipin e tij. Tashmë Portugalia do të presë kudnërshtarin nga sfida e sotme Belgjikë- Uells.


Poloni-Portugali minutë pas minute

Penalltitë Portugali-Poloni 5-3
Portugali

120’
Mbyllet edhe shtesa e dytë 1-1, fituesi do të vendoset nga penalltitë.

105’ Mbyllet shtesa e parë e ndeshjes me të njëjtin rezultat, 1-1. Dy ekipet rritën intensitetin e lojës për ta mbyllur sa më shpejt, por rrjetat nuk i prekën. 

90' Poloni- Portugalia, koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1,  ndeshja shkon në shtesë për të përcaktuar fituesin. 

85’ Ronaldo humbet një rast të artë për shënim, teksa nuk arriti që të dërgonte në rrjetë një top të ardhur nga mesfusha, pasi nuk u koordinua saktë. 

68’ Rui Patrico në krahun tjetër neutralizon një gjuajtje të Milik, që mund të kishte përfunduar në rrjetë nëse do të ishte më e fortë.

64’ Cédric tenton me një silurë nga jashtë zone për të kapur në befasi Fabianskin, por sfera kalon ngjitur me shtyllën. 

50’ Fabianski i mohon një gol të sigurt Ronaldos, pasi priti në dy kohë një top të ardhur nga mesfusha, qe mund te ishte devijuar nga sulmuesi. 

48’ Levandovski devijon një top me kokë në zonë pas një krosimi nga e djathta, por ishte shumë i lehtë duke përfunduar në duart e portierit.

45’ Dy ekipet tentuan deri në minutat e fundit për të mbyllur pjesën e parë në avantazh, por gjithçka përfundoi 1-1.

32’ Barazon Portugalia. Renato Sanches mori një top të bukur nga Nani me finte në zonën polake, e kontrolli me qetësi, shmangu njëri nga kundërshtarët dhe lëshoi një predhë drejt portës që përfundoi në rrjetë 1-1.



30’ Ronaldo pretendon për një penallti pas një shtyrje në zonën polake, por arbitri nuk është i këtij mendimi, lejon vazhdimin e lojës. 
Ronaldo
29’ Ronaldo stopon topin bukur në zonë, largon kundërshtarin dhe gjuan nga jashtë zone, por topi përfundon lehtësisht në duart e portierit polak duke humbur një rast të artë për portugezët. 
Ronaldo
22’ Drithërima në portën portugeze, Milik dhe Leva kombinojnë mjaft mirë në hyrje të zonës, por në pasimin e fundit nuk tregohen të saktë, pasi mbrojtja luzitane largon topin nga këndi.

Polonia

17’ Ronaldo tenton të befasojë portierin duke gjuajtur nga 35 metra nga një goditje e lirë, por topi ndalet dhe Polonia zbret në sulm duke befasuar sërish me Levën, që gjuan, por portieri luzitan pret me qetësi. 

Polonia

15’ Portugalia hidhet në sulm për të barazuar, por harron mbrojtjen, e cila kapet në kundërsulm nga Levandovski, që gjuan nga mesfusha, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. 

Polonia

10' Portugalia tenton të barazojë me Ronaldon duke gjuajtur ne zonë pas një krosimi nga Shancez, por ndalet nga mbrojtja.

levandoski

2’ Në aksionin e parë pas nisjes së topit nga mesfusha, Polonia ka kaluar në avantazh përballë Portugalisë me Levandovski pas një topi të bukur nga e majta. Ky ishte goli i parë i Levandovskit në këtë Europian.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen