Portugalia mposht Uellsin 2-0
rikthehet në finale pas 12 viteve

Portugalia është finalistja e parë e Kampionatit Europian të Francës, pasi mposhti në gjysmëfinale Uellsin 2-0, që ishte cilësuar nga të gjithë si ‘hirushja’ e këtij edicioni pas surprizës me paraqitjet mjaft të mira që realizoi.
 
Por rruga e debutuesve u ndërpre në gjysmëfinale nga Portugalia e Ronaldos, që shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë të ndeshjes duke shënuar edhe fitoren e parë në Euro 2016, pasi deri në gjysmëfinale erdhi vetëm me barazime.
 
Ronaldo në minutën e 50 të ndeshjes, teksa pas një harkimi të topit nga këndi ka kërcyer më shumë se të gjithë në zonë duke e goditur saktë me kokë dhe dërguar në rrjetë.
 
3 minuta pas golit të Ronaldos, është Nani që shënon golin e dytë për Portugalinë pas çorientimit të mbrojtjes së Uellsit. Pas goditjes së fuqishme të Ronaldos nga jashtë zone, Nani e devijoi saktë duke e dërguar në rrjetë dhe afruar Portugalinë me finalen e madhe.
 
Në minutat e mbetura loja ishte e hapur nga të dy ekipet, me Portugalinë që krijoi edhe disa raste të tjera për shënim, por sulmuesi kryesor Ronaldo nuk arriti që të finalizonte me saktësi.
 
Në kampin tjetër Uellsi u kundërpërgjigj disa herë me gjuajtje nga jashtë zone nga Bale, por ishte shumë pak për të përmbysur rezultatin dhe Portugalinë, që siguron finalen e madhe të 10 Korrikut në ‘Stade de France’.
 
Nesër Portugalia do të mësojë kundërshtarin në finale, mes Francës dhe Gjermanisë. 




/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë