Cristiano Ronaldo ka probleme me stomakun dhe do mungojë në stërvitjen e sotme me Portugalinë. Përpara Botërorit të Katarit që nis në 20 nëntor, ylli i sulmit ka vënë në alarm tifozët dhe stafin e Portugalisë duke ndjerë probleme me stomakun. Federata portugeze bën me dije se kapiteni i ekipit nuk është ndjerë mirë dhe për të mos rënduar situatën u vendos që Ronaldo të pushonte këtë pasdite.
Portugalia është në përgatitje të Kupës së Botës dhe nesër në orën 18:45 do zhvillojë një test miqësor kundër Nigerisë në stadiumin "de Valverde". Pas problemeve me United dhe deklaratave të Ronaldos për mungesë respekti nga klubi dhe trajneri, tanimë 37 vjeçari ka vendosur në ankth stafin e Portugalisë pas problemeve me stomakun.
Pritet që në orët e ardhshme të ketë një sqarim më të saktë në lidhje me diagnozën e sulmuesit, teksa duke njohur dëshirën e Ronaldos për të udhëhequr luzitanët në Kupën e Botës, vështirë se një problem me stomakun do e pengojë të jetë jashtë Botërorit.