Sot do të përcaktohen edhe 4 ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Brazil vitin tjetër. Në garë për një biletë janë Portugalia, Ukraina, Franca, Rumania, Suedia, Greqia, Kroacia dhe Islanda. Pas përfundimit të ndeshjeve të para, Portugalia, Kroacia, Ukraina dhe Greqia janë më pranë kualifikimit pas rezultateve pozitive që kanë arritur të marrin.
Portugalia arriti të fitonte në shtëpi përballë ekipit të Suedisë së Ibras me rezultatin minimal 1-0 me golin e të përhershmit, Ronaldo. Por ndeshja e kthimit pritet të jetë më e fortë, pasi Ibra akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit. Një gjë të tillë e di edhe sulmuesi portugez që shprehet se “Na pret një ndeshje shumë e fortë. Fitorja në Portugali në jep shpresë dhe besim, por nuk do të mbrohemi, përkundrazi do të sulmojmë edhe në Suedi.
Shpresoj që në fund fati të na buzëqeshë ne” deklaron ai. Ndërsa trajneri i Suedisë shprehet se “Për ne nuk është një sfidë Ronaldo ndaj Zlatan, por Portugalia përballë Suedisë. Na nevojitet po e njëjta mbrojtje si edhe në Portugali. Na duhet që ta bëjmë atë punë të gjithë së bashku dhe të kemi po atë forcë të gjithë së bashku në mbrojtje. Por gjithashtu na duhet më tepër kualitet kur të fitojmë topin, më shumë sesa në pjesën e dytë të ndeshjes së Lisbonës, ku nuk u përpoqëm shumë në fazën sulmuese” tha Hamern.
Një tjetër ndeshje e fortë është mes Francës dhe Ukrainës, pasi miqtë fituan në Kiev 2-0. Riberi ka besim se do të kthehet rezultati pasi në të kundërt rrezikohet Topi i Artë. “Kthesa do të jetë shumë vështirë, por jo e pamundur, pasi kemi kualitetet dhe forcën për ta bërë një gjë të tillë, na duhet vetëm pak fat’ shprehet Riberi. Kroacisë i duhet vetëm një gol, ndërsa Greqisë për të mbrojtur rezultatin e Athinës.
/Shqiptarja.com