‘Poshtë mafia’, mijëra njerëz në Moldavi protestojnë kundër qeverisë

‘Poshtë mafia’, mijëra njerëz në Moldavi protestojnë kundër qeverisë

Pamje nga protesta e sotme në Moldavi

MOLDAVI- Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin moldav, Kishiniev për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike. Protesta e sotme është në serinë e disa protestave të organizuara kundër Qeverisë, që janë mbështetur nga diaspora rumune dhe moldave.

Protestuesit janë të zemëruar me politikat e Qeverisë që udhëhiqet nga partia Demokratike, në krye të së cilës është miliarderi kundërthënës, Vladimir Plahotniuc. Duke valëvitur flamurin e Moldavisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit kanë brohoritur me slogane të ndryshme si “Poshtë mafia” dhe “Dërgojeni në burg Plahotniucun”.

Kjo protestë është organizuar nga partia për Veprime pro-evropiane dhe Solidaritet, Platforma për Dinjitet dhe të Vërtetën si dhe nga Partia Liberal-Demokrate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat