'Poshtërsi e hajnave!' Dëmtohen dhe vidhen varrezat në Luz, banorët: Bashkia të caktojë roje! (VIDEO)

Persona të paidentifikuar nga policia kanë dëmtuar varrezat në fshatin Luz të Fushë-Krujës, duke vjedhur hekurat rrethues, pllakat e mermerit dhe vazot e gurta ku vendosen lulet.

Banorët e fshatit e quajnë këtë akt si një veprim çnjerëzor dhe të ulët dhe i bëjnë thirrje bashkisë që të vendosë një roje për varrezat, pasi rasti sipas tyre është i përsëritu.

''Një gjest i ulët dhe anti-njerëzor, poshtërsi e hajnave që na kanë shqetësuar shumë. Sesi do të sensibilizohen këta njerëz unë nuk e di", tha një banor

'Këta janë hajdutë të këqij, por të shembesh varret kjo është e fundit, nuk ka ku të shkojë më keq, tani filluan dhe me tubat, por tubat janë ngulur në mermer kështu shkatërrojnë dhe mermerin', tha  një banor

"Problem e kemi bërë disa herë në polici, bashkia duhet të marrë masat pasi nuk është hera e parë që këtu vjedhjet. Është vjedhur është vjedhur gjeneratori i kishës, pompa e kishës, hera e dytë që janë dhunuar varret. Bashkia duhet të vendosë një roje", tha një tjetër banor

Hekurat e vjedhura në të shumtat e rasteve shiten në pika skrapi.

1581692950_varrezatluz.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/02/2020 21:49

    Hahahahahaha po varret pse, çar duan të vjedhin brënda në varr këpucët?

    Përgjigju
  • Populli: 14/02/2020 17:17

    Kur villen dhe perdhunohen varret ç'fare pret nga ky popull?

    Përgjigju
  • jani: 14/02/2020 16:40

    EDHE KESHTU si I bejme ne varret me mermer,,nuk behet ,,nuk jemi kaq I pasur sa te mbulojme cdo gje me mermer,,,mermeri kushton,,,ne amerike nuk I bejne keshtu ,,,vetem nje cope guri me emrin tek koka,,kaq ka ,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë