Posta Shqiptare firmosi këtë të hënë një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës me fokus shërbimet postare, shërbimet financiare dhe shkëmbim eksperiencash në fushën e teknologjisë së informacionit.
Kjo marrëveshje do të forcojë me tej lidhjet ndërmjet postave të rajonit, si dhe duke iu ofruar qytetarëve shërbime cilësore sipas standardeve botërore.
“Ne sapo nënshkruam një marrëveshje e cila do t’i hapë dritën jeshile një bashkëpunimi akoma më intensive në të ardhmen mes Postës Shqiptare dhe Postës së Kosovës. Është një marrëveshje e tipit kuadër e cila në një farë mënyre vendos piketat e bashkëpunimit në ato fusha në të cilat ka interes të përbashkët për shkëmbim eksperiencash”, është shprehur Drejtori u Postës Shqiptare Majlind Lazimi.
Edhe më herët mes postes shqiptare dhe kosovare ka pasur bashkëpunime të tjera, si nënshkrimi i memorandumit rajonal Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO