Posta Shqiptare, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për disa punonjës të filialit në Durrës, të dyshuar si përgjegjës për disa parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm. Dëmi financiar përllogaritet mbi 700 mijë euro.
Po në të njëjtën kohë, drejtoresha e degës së Durrësit, Elizabeta Mataj është shkarkuar nga detyra ndërsa drejtuesja e sektorit të Financës Valbona Duni, ka dhënë dorëheqjen.
Në një reagim publik, Posta sqaron se abuzimet janë evidentuar në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, ndërsa theksohet se këto fonde nuk lidhen me pagesat e pensionistëve.
Deklarata e Postës Shqiptare
Posta Shqiptare sh.a. informon opinionin publik se, në kuadër të mekanizmave të saj të kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar, Drejtoria e Përgjithshme, nëpërmjet Drejtorisë Ekonomike, bazuar në mospërputhje të konstatuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare, ka ushtruar një kontroll në Filialin Durrës.
Nga verifikimet e kryera janë evidentuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Theksojmë se këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.
Menjëherë pas konstatimit të këtyre parregullsive, Posta Shqiptare ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe ka referuar rastin pranë organit të Prokurorisë, duke depozituar kallëzim penal të shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Posta Shqiptare po bashkëpunon plotësisht me organet ligjzbatuese, duke vënë në dispozicion çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Vlerësimi i përgjegjësive individuale dhe ndërmarrja e hapave të mëtejshëm proceduralë i takojnë organeve kompetente të drejtësisë.
Ky rast dëshmon funksionimin efektiv të mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Postës Shqiptare, të cilët mundësuan evidentimin e parregullsive dhe referimin e menjëhershëm të tyre nga vetë institucioni pranë organeve kompetente.
Posta Shqiptare mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, shpërdorimit të detyrës apo abuzimit me fondet e institucionit. Integriteti, transparenca dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritete të panegociueshme të institucionit.
Komente










kjo ka qene d... e zazes para ca vitesh hahah ca telenovele a mer feta a
PërgjigjuVetëm për të vjedhur e kanë mendjen shqiptarët. Nuk ka SPAK e FBI ti bëj derman hajdutëve shqiptarë, të cilët që kur zgjohen në mëngjes e kanë mendjen se sa do vjedhin sot, se nesër nuk i dihet. Dhe kjo histori bëhet e përditshme në çdo qelizë të institucioneve e administratës.
PërgjigjuBRAVO KM PER KET DREJTORESHEN QE NA E SOLLE NGA KSHILLI QARKUT VLORE I PD NE PS E DURRSIT E MARTOVE ME XHAMBAZIN FETA DHE NA VODHE SHQIPTARVE GJITH ATO KELA HAJT SHNET KAQ PER HABERETE E SOTME
Përgjigju