Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapësirën e re të Vila 31 të ish diktatorit Enver Hoxha, të transformuar si një mundësi të jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për t’u takuar dhe krijuar në një mjedis ku secili ka zonën e tij individuale, por ndan edhe hapësirën e përbashkët për bashkëpunim dhe frymëzim.
Duke ndarë një përvojë personale nga një qendër arti në Paris, Rama solli humorin e një gjobe të marrë për njollosjen e parketit me bojë, duke vënë në dukje rëndësinë e respektimit të hapësirës, por edhe lirinë e krijimtarisë.
'Mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptare dhe nga e gjithë bota për tu takuar në një hapësirë ku secili ka zonën e vet por të gjithë bashkë kanë dhe hapësirën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të ngjashme. Në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris. Kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin. Duhet të siguroheni që keni një gjobë të tillë. Duke parë gjithë këto parkete. Ishte goxha gjobë. U detyrova ta paguaj. Në këtë hapësirë do krijohen sinergji të reja edhe për mënyrën si është i ndërruar projekti. I uroj sa më shumë sukses Art Explora në këtë ekspeditë të re. I uroj ta kalojnë sa më mirë. Një konkurrencë e jashtëzakonshme. Do rritet numri i atyre që do duan të vijnë. Kush e merr këtë mbështetje është vërtetë me fat. Patjetër më vjen mirë që u bëmë sebep. Mungonte', nënvizoi Rama.
Lajmi kryesor:
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.4%
-
Negativ
50.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 8962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)
16 Shkurt, 13:07
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
Dueli i mbijetesës, Tirana 'e gjymtuar' pret Skënderbeun! Shkëmbi: Kam afruar lojtarë nga Akademia
15 Shkurt, 19:43
-
Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 të rinjve, 2 të lënduar, policia nis hetimin
15 Shkurt, 17:35
-
Tiranë/ Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin tek Ish-Fusha e Aviacionit, arrestohen 4 të miturit
15 Shkurt, 15:56