Posteri shqiptar, si imazh propagande gjatë shek. XX

Historiani i artit, Rubens Shima, boton studimin “Posteri Shqiptar-Një histori e shkurtër e imazhit të propagandës” nga viti 1900 deri në vitin 1990.  Studimi përmban rreth 250 ilustrime posterash edhe është ndarë në pesë periudha kohore.

Nis në fillim shek XX ku në qendër të imazheve të posterave të përzgjedhur qëndron figura e Heroit Tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për të vijuar më tej me periudhën e monarkisë, 1928- 1938, ku përpos mazhit të autorizuar të sovranit, prezantohen dhe elemente të kulturës perëndimore. Gjatë fashizmit, 1939 -1943, Shima analizon, se posteri  vihet   plotësisht   në   shërbim  të politikës, me qëllim  përhapjen   e ideologjisë fashiste.

Ndërsa, “Posteri i viteve 1943 - 1944”, synonin   të përdor   me   efikasitet posterin   politik   apo   thënë   ndryshe   posterin   agjitativ,   duke   portretizuar   anasjelltas imazhin negative të armikut. Periudha e fundit, e cilësuar si më e gjata nga studiuesi është “Posteri i propagandës gjatë regjimit diktatorial, 1945 – 1990” që ka në qendër krijimin e shtetit të ri, besnikërinë ndaj udhëheqësve dhe partisë, ndikimin jugosllav, por mbi të gjitha atë sovjetik dhe kinez, që lanë gjurmë   në   zhvillimin   e   formave   të   posterit   në   Shqipëri.

  Propaganda është një fenomen që vjen me modernitetin dhe qytetërimin modern... Është thellësisht e lidhur me teknologjinë. Të gjithë posterat që unë trajtoj në këtë libër shënuan fundin e një epoke... Sot territori nuk është më ai i posterit, por i rrjeteve sociale, ‘toka’ është diku tjetër. Ka postera virtual. Vazhdojnë edhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Asgjë s’ka ndryshuar veçse zbulimeve teknologjike në fushën e komunikimit, kjo ka bërë që këto postera të jenë pjesë e trashëgimisë sonë të së shkuarës, prandaj duhet studiuar”, shpjegon ndër të tjera historiani i artit Rubens Shima.

Por a janë sot këto imazhe të posterave të përkthyera në vlerë tregu? Shima i cilëson elementë të rëndësishëm për të analizuar historinë dhe ideologjitë  

Koleksionohen, por edhe janë elementë të rëndësishëm për të analizuar historinë edhe ideologjinë, pas kuptohet ajo që quhet analizë e stereotipit të paraqitjes. Posterin sot e prodhon shtypshkronja, por s’ka ndonjë ndryshim të madh midis artit të propagandës dhe posterit, ndryshon vetëm teknika që janë realizuar”.

 Posterat e botuara në këtë libër nga  viti 1905 -1990, gjenden në koleksione të ndryshme private, brenda dhe jashtë vendit, në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin Qendror Shtetëror.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)