TIRANE- Festat po trokasin në çdo qytet. Tashmë sheshet kryesore janë pushtuar nga atmosfera festive e fundvitit ku njerëzit nxitojnë të shkëpusin copëza kujtimesh, të cilat marrin formën e një kartoline për t'i uruar mirëseardhjen vitit 2020.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në rrjetet socilae disa nga këto kartolina nga qytetet e Shqipërisë që tregojnë dëshirë për jetë mbështjellë me zbukurimet e festave.
"Këto kartolina me pamje reale nga qytetet e Shqipërisë që tregojnë dëshirën për jetë me zbukurimet e festave, janë kaq inkurajuese në një të diele me shi. Ju uroj të gjithëve një atmosfere të dashur në shtëpitë tuaja. Pozitiviteti na duhet të gjithëve!", shkruan Rama.