Partia Republikane në një komunikatë për mediet ka reaguar mbi publikimin e dosjes për dënimin e kreut të saj, Fatmir Mediu në Itali me 3 vite burg. PR në reagimin e saj thuhet se, Gjykata e Kasacionit në Itali ka hedhur poshtë vendimin për dënimin e ish-ministrit të Mbrojtjes.
Sipas arsyetimit të gjykatës, PR saktëson se, ndërhyrja pranë autoriteteve italiane për qytetarin e ndaluar, nuk ka penguar dhe as ka pasur për qëllim parandalimin e veprimit të autoriteteve. PR nënvizon më tej se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Mediu nuk ka qenë deputet dhe nuk ka pasur asnjë statusi diplomatik.
“Z. Mediu, në padijeni të plotë të vendimit penal për një shtetas shqiptar nën shoqërinë e grupit me të cilin ata udhëtonin, ju ka kërkuar autoriteteve policore të aeroportit sqarime për ndalimin e këtij personi. Edhe vetë shtetasi shqiptar i ndaluar nuk ka qenë aspak në dijeni të një vendimi të tillë, pasi përndryshe nuk do të bënte sens që ai të udhëtonte për në Itali.
Zoti Mediu nuk është ndaluar qoftë edhe për 1 sekondë të vetëm as në Itali dhe asgjëkund tjetër”, thuhet në reagimin e PR-së.
Partia Republikane ka sqaruar dhe pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
“Pretendimi se z. Mediu ju shmang dënimit nëpërmjet ndikimeve / makinacioneve politike nëpërmjet mbështetjes së Berlusconit janë të pavërteta dhe qesharake. Është gjithashtu qesharake të mendohet se Gjykata e Kasacionit në Itali është ndikuar politikisht, apo në ndonjë formë tjetër, për t`i dhënë pafajësi zotit Mediu për këtë çështje. Është rasti të thuhet që avokat i zotit Mediu në këtë proces ka qënë një personalitet i antimafias dhe drejtësisë italiane, kundërshtar i Berluskonit”, thuhet në komunikatë.
Në fund, PR shprehet se mbështet, të gjithë procesin e ashtuquajtur “të dekriminalizimit”. “Ajo nuk ka asnjë rezervë për këdo nga variantet që pjesa tjetër e politikës, e majtë, apo e djathtë do të paraqesë dhe do të miratohet”, thuhet në komunikatë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com