TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve vijoi dhe sot diskutimin e projektbuxhetit 2015 për disa institucione. Gjatë diskutimi të shifrave të buxhetit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), kryetari i tij Shkëlqim Ganaj tha se parashikohen fonde shtesë për investimet.
Kjo sipas tij lidhet me ngarkesën e madhe ku mes të tjerash janë katërfishuar kontrollet. Kryeinspektori Ganaj kërkoi shtesë për shpenzimet korrente, ndërsa parashtroi nevojën për ndihmësinspektorë, si dhe për rinovimin e serverave.
Deputetët e maxhorancës në komision, duke u nisur nga rëndësia që ka ky intitucion në luftën kundër korrupsionit, u shprehën në mbështetje të kërkesave të tij.
Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dhe pr/buxhetin e vitit të ardhshëm për institucionin e KQZ-së, të Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, etj. /ATSH/
/Shqiptarja.com