Në komisionin e ligjeve diskutohet projektligji mbi Arsimin e Lartë
TIRANË, 1 Korrik / ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla diskutoi sot në komisionin e ligjeve mbi projektligjin për Arsimin e Lartë.
"Projektligji nuk është reformë e partisë në pushtet, është një reformë e papolitizuar dhe produkt i ekspertëve të pavarur. Si çdo reformë nuk presim që të gjithë ta përqafojnë. Ligji mundëson një cilësi të re në akademi. Ky projektligj është diskutuar edhe me grupet e interesit", tha Nikolla.
Duke iu referuar 23 viteve të mëparshme, Nikolla tha se në këto 23 vite universiteti ka pasur shumë problematika. Sipas Nikollës, ka marrë fund koha kur në universitete bëhej sikur jepej mësim.
Sakaq, ajo theksoi se do të ketë një fond të posaçëm për studentët ekslentë dhe studentët në nevojë./m.m/












