Administrimi i fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Shqipëri është objekt i një projektligji të propozuar nga ministria e Mjedisit, i depozituar së fundi për shqyrtim në parlament. Në thelb të tij është decentralizimi i kompetencave në menaxhimin e fondit pyjor dhe kullosor, i cili i ngarkohet bashkive.