Pr/ligji për barnat, Xhafaj: Është i
cunguar, Dudushi: S’ka transparencë

Pr/ligji për barnat, Xhafaj: Është i<br />cunguar, Dudushi: S’ka transparencë
TIRANE- Në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u zhvillua një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”. Përfaqësuesi i bizneseve farmaceutike Roland Xhafaj deklaroi se projektligji është i cunguar, nuk ka marrë parasysh as kërkesat e grupit të interesit dhe as direktivat europiane.
 
“Projektligji është i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, nuk i përmbahet kritereve objektive, atyre jo diskriminuese dhe nuk përmban as detyrat e autoriteteve”, theksoi Xhafaj.
 
Ndërsa presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma deklaroi se projektligji është hartuar pa prezencën e tyre.
 
“E vetmja prezencë në komision ka qenë në janar të 2014, më pas ne nuk dimë asgjë sesi kanë proceduar gjërat. Në projektligj thuhet se janë marrë për bazë edhe opinionet e grupeve të interesit. Na thoni kush janë këto grupe interesi, përderisa ne nuk jemi? Kush janë hartuesit e ligjit, kush janë ekspertet?”, ngriti pikëpyetje Toma.
 
Një tjetër pikë ku çalon projektligji sipas përfaqësuesit të distributorëve farmaceutikë Gramoz Dudushi është mungesa e transparencës.
 
“Ligji nuk ka transparencë, ka probleme konceptuale, dhe nuk i përmbahet direktivave që japin siguri. Më kryesorja nuk tregon afatet e regjistrimit të barnave, gjë që rrezikon futjen e barnave të paregjistruara dhe falsifikuara në vendin tonë”, u shpreh Dudushi.
 
Grupet e interesit i mëshuan faktit të kthimit mbrapsht të projektligjit, por zëvendëskryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, deklaroi se “ne nuk do të kthejmë projektligjin”.
 
“Do të marrim në konsideratë çdo sugjerim tuajin dhe do ja paraqesim edhe ministrit të Shëndetësisë”, përfundoi Spaihu.
 
Por presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma deklaroi se nuk kanë kohë të mjaftueshme, përderisa nuk u ka dalë koha nga janari deri në qershor për hartimin e këtij projektligji.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024