/ATSH-A.Struga/.- Deputetët e maxhorancës pritet të paraqesin të enjten në Kuvend një amendament në pr/ligjin "Për sektorin e energjisë elektrike", miratimi i të cilit u shty në seancën e fundit parlamentare.
Kjo u bë e ditur sot për ATSH-në nga burime pranë grupit parlamentar socialist, pa dhënë detaje se për cilin nen të pr/ligjit propozohet amendimi.
Në seancën e fundit Kuvendi vendosi të shtyjë miratimin në tërësi të pr/ligjit në fjalë, i kontestuar nga opozita veçanërisht për nenin 92 të tij që lidhet me barrën hipotekore. Maxhoranca nga ana e saj thotë se kjo masë e vendosur në ligj do të jetë e përkohshme