Pr/ligji për nëpunësit civilë, PS
largohet: Lironi qarkun e Fierit

Pr/ligji për nëpunësit civilë, PS<br />largohet: Lironi qarkun e Fierit
TIRANE- Opozita largohet nga komisioni i Ligjeve, pasi kryetari i komisionit, Ilir Rusmali nuk ka pranuar të heqë nga rendi i ditës diskutimin e pr/ligjit "për nëpunësin civil" dhe të nisë diskutimin e procedurave për kryetarin e KQZ-së.

“Kërkoj të mos e vazhdoni këtë procedurë. Jemi në seancë vetëm për shqyrtimin e anëtarëve të KQZ.  Nëpunësi civil kërkon 3/5 nuk mund të jetë pronë e PD. Do shqyrtojmë ligjet me 3/5 pasi të zhbllokohet këshilli i Qarkut Fier ”-citohet të ketë thënë deputeti socialist Fatmir Xhafaj, nënkryetar i këtij komisioni, brenda në mbledhje. Ndërkohë që nga ana e tij Rusmali është shprehur “ne na urdhërojnë të zbatojmë rendin e ditës.Kush ju urdhëron që bllokoni dhe kërcënoni”.

Pas largimit nga salla deputetët socialistë u shprehën se janë gati të rikthehen në seancë në momentin e diskutimit të procedurave për kryetarin e KQZ.

OPOZITA KUSHTEZON DISKUTIMIN E PR/LIGJIT ME 3 KUSHTET E SAJ

Në mbledhjen e 26 shtatorit opozita u largua nga komisioni duke kushtëzuar miratimin e këtij pr/ligji me plotësimin e e tre kushteve që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të gjykatave për këshillin e qarkut Fier, reformën parlamentare dhe zhbllokimin e financave të komunave e bashkive të majta.

Mos plotësimi i këtyre kushteve u bllokua dhe votimi në parlament i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë seancën e kaluar.

”Janë 13 vendime nga Gjykata e Parë deri te e Lartë që vazhdojnë të mos zbatohen nga mazhoranca”- deklaroi deputeti socialist Pandeli Majko në mbledhjen e kaluar. Në mbështetje të tij ka qenë dhe deputeti tjetër socialist Bashkim Fino i cili kërkoi zbatimin e vendimeve të gjykatave për Këshillin e Qarkut të Fierit.

(Foto: Fatmir Xhafaj duke u larguar nga komisioni, dhe karriget bosh pasi deputetët PS u larguan)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia