Qeveria ka miratuar dje një projektligj, me të cilin shtyn edhe për një vit tjetër mundësinë e përdorimit të bonove të privatizimit. Ligji aktual parashikonte që pas 31 dhjetorit 2016 këto bono të mos kishin më vlerë.
P/ligji
Këshilli i Ministrave ka rënë dakord në mbledhjen e djeshme të radhës që të dërgojë në Kuvend për miratim një projektligj, i cili bën amendime në ligjin aktual lidhur me letrat me vlerë, të emetuara nga shteti.
Konkretisht, në këtë akt propozohet që ”Në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e fundit e nenit 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2017”. Në rast se miratohet, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ndryshimet
Ky nuk është ndryshimi i parë në përdorimin e bonove të privatizimit. Ato duhej të kishin përfunduar së ekzistuari në fund të vitit 2000, por pas kësaj nisi një maratonë shtyrjesh. Hera e fundit e shtyrjes së afatit të përdorimit të tyre ishte në prill të vitit të vitit të kaluar.
Bonot
Duket se bonot do të vijojnë të përdoren më pak për privatizime të ndryshme, të cilat praktikisht janë bërë inekzistente nga qeveria aktuale, por më shumë do të përdoren nga qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe janë në proces legalizimi, ku janë të detyruar të paguajnë një shumë të caktuar për të marrë pronësinë e truallit dhe objektit që kanë ndërtuar.
Kjo lejohet të bëhet pjesërisht me lekë dhe pjesërisht me bono privatizimi, që për shumë qytetarë është me mjaft leverdi, duke qenë se në tregun informal ato shiten jo më shumë se 4-5% të vlerës së tyre nominale.
Sipas ministrisë së Financave, që ka propozuar projekligjin, aktualisht bonot e privatizimit dhe lekët e privatizimit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi përdoren si më poshtë:
Përdorimi
Ku mund të përdoren deri në fund të vitit 2017-ës bonot e privatizimit? Meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj., si dhe, duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish- pronarëve, të njohur apo kthyer me Vendime të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministria e Financave gjykoi se duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët, duke e likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerje me bono privatizimi (lekë privatizimi).
Shtyrja e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi), veç legalizimeve, i shërben edhe llogaritjes së aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionere, ku punonjësit e këtyre shoqërive përfitojnë aksione në këmbim të bonove të privatizimit. Në mbarë vendin rezulton se janë të paktën 344 shoqëri tregtare, ku institucionet publike janë aksionere të plotë apo të pjesshëm. Në shoqëritë tregtare, kur ka të dhëna të plota për pjesën e aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe për ish-pronarët e truallit, qeveria ka të drejtë të përcaktojë paketën e aksioneve, që i ofrohet blerësit të vetëm dhe nxjerr urdhrin përkatës për privatizim.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

- Në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale
- Në llogaritjen e formulës së privatizimit në shoqëritë aksionere për punonjësit, të cilët shkëmbejnë bonot e privatizimit me aksione
- Në procesin e privatizimit të SME-ve: Ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, pagesën për objektin apo ndërmarrjen që privatizohet duhet ta kryejnë 20% me lekë dhe 80% me bono dhe lekë privatizimi; në privatizimin e objekteve shtetërore të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteozë, këto objekte u shiten drejtpërsëdrejti qiramarrësve apo enfiteozmarrësve dhe vetëm objekti bashkë me makineritë dhe pajisjet, nëse kanë, duhet t’i paguajnë deri 80% të vlerës së tyre me bono dhe lekë privatizimi.

VIDEO