VLORË - Një 44-vjeçar vlonjat u vu në prangat e policisë pai plagosi me kaçavidë gruan e tij pas një konflikti që pati me të për motive xhelozie. Përmes një njoftimi zyrtar blutë e qytetit bregdetar thanë se arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin me inicialet D.I banues në lagjen "Rilindja".

Ai është konfliktuar në banesë me bashkëshorten e tij fillimisht verbalisht, e më tej sherri për xhelozinë që ai shfaqte ndaj saj ka arritur deri në përdorimin e kaçavidës. Çifti në fakt është në përfundim të procedurave të divorcit.
 
Gruaja 37-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës.
 
44-vjeçari vlonjat akuzohet për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë".
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)