TIRANE - Në vigjilje të Vitit të Ri fëmijët e shtruar në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë vizituar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Fëmijët u bënë pjesë e atmosferës të krijuar posaçërisht për to, ndërsa kryeparlamentarja shpërndau për të vegjlit dhurata nga më të ndryshmet.
Topalli i takoi të gjithë fëmijët me radhë në dhomat e tyre, ndërsa dëgjoi edhe dëshirat, të cilat fëmijët ia kishin shkruar Babagjyshit të Vitit të Ri.
Topalli bisedoi edhe me prindërit e tyre, ndërkaq u uroi shërim të shpejtë fëmijëve dhe kthim sa më parë në shtëpitë e tyre për t’u bashkuar me njerëzit e dashur.
Duke u uruar festat edhe mjekëve e infermierëve, Topalli i falënderoi për përkushtim e dashurinë për këta fëmijë gjatë gjithë vitit, e në veçanti në këto ditë festash.
(Gre.M/Shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com