Java e 9 e Superligës i rezervon Skënderbeut një përballje në shtëpi me Kamzën. Ekipi korçar do të synojë të ruajë ecurinë e fitoreve, por përballë do të ketë një skuadër e cila do të bëjë gjithçka për të marrë pikë, pasi rrezikon të futet në zonën e ftohtë. Në prag të sfidës ka folur trajneri Orges Shehi, i cili ka vlerësuar maksimalisht Kamzën.

“Është një ndeshje e rëndësishme që kërkon vlerësim dhe përqendrim maksimal për vetë pozitat ku jemi. Mund të them që përballë do të kemi një kundërshtar të vështirë.”

Me tej trajneri i korçarëve ka refuzuar të komentojë ecurinë e rivalëve të Partizanit, duke u shprehur se është i përqendruar vetëm te ekipi i tij. “Unë dua të flas për skuadrën time, duke parë që tani kemi ndeshjen tonë. Pas Kamzës atëherë do interesohem dhe mund të flasim për rivalët.Skënderbeu renditet i dytë në Superligë me 17-t, 2 më pak se Partizani kryesues.