Prag Liga e Kombeve, Taulant Seferi 'skuqet' në Turqi! Del nga fusha pas 45 minutash

Prag Liga e Kombeve, Taulant Seferi 'skuqet' në Turqi! Del nga fusha pas 45 minutash

Taulant Seferi del me karton të kuq

STAMBOLL- Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares ka mundur të luajë vetëm një pjesë loje për raundin e tetë në Superligën e Turqisë, pasi ka dalë me karton të kuq.

Bodrumspori i tij luan në udhëtim kundër Kasimpasa, por për 27-vjeçarin gjërat nuk shkuan si duhet në pjesën e parë. Në minutat 22 dhe 45+3, Seferi u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë doli jashtë me karton të kuq.

I ftuar nga Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Seferi e mbyll me karton të kuq këtë javë dhe e diela e gjen në Tiranë së bashku me ekipin kombëtar. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 0-0, ndërsa për Bodrumspor në fushë ishte edhe Arlind Ajeti, mbrojtësi që si Seferi do jetë pjesë e kuqezinjve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ujë, me fshesa nëpër duar qytetarët pastrojnë trotuaret e mbuluara nga llumi

Vlora nën ujë, me fshesa nëpër duar qytetarët pastrojnë trotuaret e mbuluara nga llumi