Fuqitë botërore po përgatiten për një sulm me raketa në Siri. Menjëherë pas paralajmërimit të SHBA dhe Britanisë së Madhe për të sulmuar Assadin dhe regjimin e tij në Siri, Presidenti sirian është fshehur.
Mediat botërore njoftojnë se Assad ndodhet në një bunker rus pa drita. Assad është marrë në mbrojtje nga Rusia, ku mediat raportojnë se një natë më parë ai është larguar nga Damasku me një autokolonë ushtarake ruse.
Dyshohet që Presidenti i Sirisë ndodhet në një bunker në bazën ajrore Khmeimim, e cila kontrollohet nga Rusia.
Komento