Prag tragjedie, shoferi 89-vjeçar aksidenton shtatë sportistë të kombëtares

Prag tragjedie, shoferi 89-vjeçar aksidenton shtatë sportistë të kombëtares

Foto ilustruese

MALLORCA, Spanjë - Për shtatë nga çiklistët e kombëtares Gjermane stërvitja e fundit mund të kishte qenë dramatike. Një aksident ndodhi në rrugët e Mallorcas, aty ku ekipi gjerman është duke u përgatitur për garët e radhës.

Benjamin Bus, Tobias Buk-Gramko, Bruno Kessler, Moritz Augenstein, Louis Gentzik dhe Max-David Briese, përfaqësues të Gjermanisë në çiklizmim, u plagosën rëndë pasi u përplasën nga një makinë.

Ata morën ndihmën e parë nga stafi mjekësor që shoqëronte skuadrën, ndërsa më pas u dërguan me autoambulanca në spital. Në një njoftim për mediat, Federata Gjermane e Çiklizmit siguroi se sportistët e saj kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve, shkaktari i aksidentit ishte një 89-vjeçar rezident. Ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur çiklistët, por që për fat të mirë tragjedia është evituar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S'po luftoj të shkrij SPAK, por të demaskoj një pis që godet për llogari të tij! Pjesë e kënetës dhe gjyqtari Erion Bani

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S'po luftoj të shkrij SPAK, por të demaskoj një pis që godet për llogari të tij! Pjesë e kënetës dhe gjyqtari Erion Bani