Prandelli deklaron se Italia vujati shumë ndaj Gjermanisë në ndeshjen miqësore. “Gjermania është prej ekipeve më të forta në botë.

Nëse ne mendojmë se jemi më të mirët dhe mund të dominojmë Gjermaninë, atëherë jemi gabim.

Për mendimin tim, ne luajtëm mirë, vuajtëm pak me pasimet e tyre, pasi që luajtën pa sulmues, kështu që ishte e vështirë.

Goli gjerman erdhi nga një korner dhe prandaj ne duhet të përmirësohemi shumë.

Kemi pasur superioritet në mesfushë dhe kemi pasur 20 minuta shumë të mira në fushë" tha ai.

Mats Hummels kaloi në epërsi mysafirët, para se Abate të barazonte rezultatin në një ndeshje tejet agresive me shumë duele të ashpra.