DURRËS - Dy të rinj me banim në Fushë-Krujë u arrestuan nga Policia e Durrësit pasi kanë çuar në mënyrë të paligjshme drejt Gjermanisë rreth 100 qytetarë shqiptarë.
Besnik Gjoka 27 vjeç dhe Shaban Gjoka 25 vjeç u arrestuan nga Seksioni për Trafikun e Paligjshëm në kuadër të operacionit të koduar “Azili”.
Dy të rinjtë Gjoka kanë qenë në hetim përrreth 3 muaj nga ku është zbuluar se ata kanë çuar me makinat e tyre rreth 100 vetë duke bërë itineratin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.
Sipas hetimeve ka rezultuar se pjesa më e madhe e personave të larguar me qëllim përfilimin e azilit kanë pasur problem me vendet në Zonën Shengen.
Gjykata e Krujës kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshmë të kufirit” në bashkëpunim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com