Pranga avokatit, mori 1000 euro
për gjyqtarin, pazaret në gjykatë

Pranga avokatit, mori 1000 euro<br />për gjyqtarin, pazaret në gjykatë
SHKODER- Një avokat është arrestuar nga policia dhe prokuroria pasi ka tentuar ti marrë klientes së tij 1 mijë euro, me pretendimin se do ja kishte dhënë gjyqtarit të çështjes, për ti rëzuar kërkesën ish-bashkëshortit të klientes së tij, në mënyrë që ai mos i merte kujdestarinë për fëmijën.

“Tashi a i ke gjet paret e cucës?”.Biseda vazhdon dhe avokati përsëri i thotë kallëzueses “Ne ia thamë, me ja rrëzu kërkesën atij dhe me ia lënë kujdestarinë asaj, dua një mijë euro”. Kjo është një pjesë e bisedës mes avokatit Ilirjan Dyzeni dhe një shtetase e cila e kishte pajtuar avokatin në një proces gjyqësor civil. Sipas, prokurorisë së Shkodrës e cila ka bërë dhe hetimin e këtij rasti, avokati kërkonte 1 mijë euro me pretendimin se këtë shumë financiare ia kishte dhënë gjyqtarit të çështjes me qëllim rrëzimin e kërkesës së ish-bashkëshortit të saj, që kërkonte kujdestarinë e fëmijës.

Sipas avokatit një i njohur i avokatit ka takuar gjyqtarin çështjes dhe i ka kërkuar 1000 euro për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Menjëherë pas kësaj situate, shtetësja D.P i është drejtuar policisë së Tiranës ku ka bërë denoncimin dhe më pas cështja i ka kaluar prokurorisë Shkodër.

PAZARET NE GJYKATE
Gjatë bisedës së avokatit me kallëzuesen ka rezultuar i qartë fakti se ai i kërkon kallëzueses, me qëllim që të mbajë kujdestarinë e fëmijës në një gjykim civil, shumën prej 1000 euro, të cilat sipas tij do ia japë gjyqtarit, pasi janë kërkuar prej tij. Avokati i drejtohet kallëzueses me shprehjen “Tashi a i ke gjet paret e cucës?”. Biseda vazhdon dhe avokati përsëri i thotë kallëzueses “Ne ia thamë, me ja rrëzu kërkesën atij dhe me ia lënë kujdestarinë asaj, dua një mijë euro”. Nga biseda rezulton se avokati ka shkuar për ta takuar gjyqtarin, por nuk ka mundur ta takojë. Për këtë arsye i ka lënë porosi një shokut të tij, që të bisedojë me gjyqtarin në emër të Ilirit dhe ta pyesë se sa shkon haku për ta kryer punën në interes të Ilirit. Po kështu, avokati Ilirjan Dyzeni e qetëson kallëzuesen duke i thënë se paratë do ia jepte atij dhe i kishte tek ai dhe se gjyqtari i donte para gjyqit.
 
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin