TIRANE- Policia arrestoi në Tiranë një nga 11 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi. Fatos Sylaj, i cilësuar në Greqi si person që paraqet rrezikshmëri të lartë, u kap në kryeqytetin shqiptar, teksa fillimisht u mendua se ai ishte strehuar në Kosovë, pas arratisjes nga burgu.
Fatos Sylaj është arratisur më 22 mars 2013 nga burgu grek, së bashku me 10 të tjerë, ndërsa konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia Greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu.
Sylaj dyshohet se është kreu i njërës nga degët e bandës së Marian Kolës, në të cilën bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë Perëndimore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com