VLORË - Policia sekuestroi 32.4 kilogramë marijuanë në portin e Vlorës, e cila u tentua të trafikohej drejt shtetit fqinj Italisë me një kamion që drejtohej nga një napoletan.
Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga drejtuesin e kamionit tip Scania, 48-vjeçarin italian Giovani Melafronte me banim në Napoli.
Gjatë kontrollit, pas mesditës së sotme, policia konstatoi të fshehur në pjesën ballore të kamionit sasinë e lëndës narkotike të ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban.

Policia e Tepelenës arrestoi një të kërkuar të cilit i ishin gjetur në banesë 110 kilogramë kanabis si dhe një arma zjarri kallashnikov. Policia vuri në pranga 56-vjeçarin Myslym Sela me banim në Tepelenë kërkohej pasi gjatë aksionit të kryer më 30 tetor të këtij viti, ju zbuluan në banesën e tij në fshatin Luftinjë sasia e lëndës narkotike dhe arma e zjarrit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com