SARANDË - Vihet në pranga një nga autorët e grabitjes me armë të një personi, të ndodhur në Nivicë të Sarandës mbrëmjen e 16 gushtit të vitit 2013, kur kanë marrë një makinë Fiat 500 me targa greke IMP 5844.
Rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, policia ka vënë në pranga Armando Rakip Hakon, nga Kruja, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Hako mësohet se, bashkë me një person tjetër dyshohet të jetë autor i vjedhjes me armë të personit me inicialet Th. M., ngjarje e ndodhur më datë 5 gusht 2013, ne fshatin Nivicë të Sarandës. Policia kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e ngjarjes. Mësohet se dyshja ka shtënë disa herë në ajër për të trembur drejtuesin e mjetit dhe më pas e kanë grabitur atë, duke ia marrë edhe automjetin tip “Fiat”. Drejtuesi i mjetit, Th. M., kishte njoftuar menjëherë policinë i tronditur nga ngjarja.
Menjëherë forcat blu u vunë në ndjekje të grabitësit deri në zonën e njohur si Shpella e Lukovës. Pas kësaj grabitësit braktisën mjetin dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, si dhe është sekuestruar një makinë tip “Audi”, e cila u përdor nga dy grabitësit për të kryer vjedhjen.
Pas shpalljen në kërkim, dy të dyshuarit kishin humbur gjurmët deri dje. Mëngjesin e djeshëm, nga efektivët e sektori të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, rreth orës 10:00, është bërë e mundur kapjen e të kërkuarit Armando Rakip Hako, 32 vjeç, banues në Krujë. Ky i fundit mësohet se, ishte nip në fshatin Nivicë të Sarandës ku edhe ka bërë grabitje në gusht të vitit 2013.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com