Bie në prangat e policisë anëtari i 4-ët i bandës së vrasjeve me pagesë të drejtuar nga Admir Tafili. Ai është 22 vjeçari Dhimitër Zito i cili është ndaluar nga policia e komisariatit të Rinasit sapo ka mbërritur në Shqipëri.
 
Zito ishte shpallur prej 1 muaji në kërkim policorë, pasi në dëshmitë e të penduarit Kristi pine ai rezulton të jetë autori kryesor i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj kushërinjve Andi e Edmond Cakmashi, ngjarje kjo e ndodhur në Shkozë të Tiranës.

Si pjesë të kësaj bande policia e Tiranës ka arrestuar dhe Alfred Qefaliajn dhe Kristi Pinen dhe ka shpallur në kërkim Adrian Uzunin
 
Zito akuzohet se sëbashku me Qefaliajn, Uzunin dhe Pinen janë autor të tentativës së vrasjes ndaj kushërinjëve Çakmashit, por po ashtu ata hetohen dhe për një sërë veprash të tjera penale disa prej tyre të rrëfyera nga i penduari Pine.

Ka qenë pikërisht dëshmia e një prej anëtarëve të grupit të ekzekutorëve, Kristi Pine që ka zbardhur grupin e strukturuar kriminal të vrasjeve me pagesë dhe bombave me tritol, në krye të të cilit qëndronte i dënuari Admir Tafili. 

zito
(Në foto: Dhimitër Zito)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)