Pranga shqiptarit nga Presheva
serial vjedhjesh nëpër Tiranë

Pranga shqiptarit nga Presheva<br />serial vjedhjesh nëpër Tiranë
TIRANË - Një grabitës serial ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Fazli Skënder Ismaili, 37 vjeç i lindur në Gjermani dhe që jetonte në Preshevë, është arrestuar nga efektivët e Komisariatit numër 2. Vënia në pranga e tij, është bërë gjatë operacionit të kodur “Qerosi”.

I arrestuari, akuzohet për disa vjedhje të kryera në Tiranë, shumicën prej tyre gjatë muajit shtator të vitit 2013.

Ismaili akuzohet se, në datën 12 shtator 2013, në orën 14.30, në rrugën ‘’Abdyl Frashri’’, te lokali ‘’Goodis’’ dyshohet se ka vjedhur çantën në pronësi të një personi.

Në datën 18 shtator 2013, rreth orës 13.00, në rrugën “Brigada e tetë” te lokal ‘’Sheksber’’ i ka vjedhur çantën një personi me kombësi e shtetësi italiane, duke i vjedhur një shumë prej 7000 mijë lekësh dhe 650 euro.

Në datën 09 shtator 2013, në rrugën ‘’Gjon Pali  i Dytë’’ te piceri ‘’Era’’, i ka vjedhur çantën një shtetasi ku në çantë kishte 3000 euro 700 mijë lekë.

Në datën 26 maj 2013, në rrugën “Gjon Pali i Dytë”, tek piceri “Era” i ka vjedhur çantën e një personi, duke vjedhur shumën prej  1000 euro dhe 700 dollar.

Gjatë arrestimit të tij, në cilësinë e provës materiale Fazli Ismailit i janë sekuestruar, 6500 lekë dhe 950 Euro. Pas ndalimit të shqiptarit nga Presheva, dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania