Në qytetin e Durrësit është falur namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe.
Imami i xhamisë, Ervin Qylafku bëri thirrje për më tepër dashuri e mirëkuptim midis njerëzve. Për ndershmëri në marrëdhëniet mes shokëve e miqve për kujdes ndaj të moshuarëve, prindërve e të njohurve.
Ndryshe nga viti i shkuar pati prani të madhe të besimtarëve në shesh e kjo për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në Sheshin Skënderbej! E para ceremoni në shesh që prej nisjes së pandemisë COVID (VIDEO)
Ora 11:03
Prani e madhe e besimtarëve në shesh, falet namazi i Fitër Bajramit në Durrës