Qeveria kishte zgjedhur të injoronte akuzat e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, bazuar në disa audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendonte se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusishtfolës, të cilët identifikoheshin vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhej fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo.
Por sot ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Eriona Ismaili, u detyrua të flasë për çështjen pas pyetjeve të gazetarëve. Përgjigja e saj ishte një sulm direkt ndaj Ahmetajt, dhe mbrojtje e KAYO-s. Ismaili i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.
Edhe për Belinda Ballukun, ish zv kryeministren tjetër të Ramës që po përballet me drejtësinë, ministrja Ismaili dha një përgjigje të përgjithshme kur u pyet se çfarë qëndrimi do të mbante shumica nëse do të kishte një kërkesë të re arresti nga SPAK.
“Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet", tha ajo.
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin sqaroi edhe akuzat mbi makinën me të cilën ka udhëtuar së fundmi kryeministri Edi Rama, duke thënë se është një mjet i marrë me qira, kostoja e të cilit paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë edhe për rastin e Belinda Ballukut, së cilës iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. E pyetur nëse mazhoranca do të votonte pro në rast se SPAK do t’i drejtohej Kuvendit me një kërkesë të re që do të hapte rrugë për arrestimin e Ballukut, Ismaili tha se çdo deputet e gjykon vetë votën e tij. Sipas saj, drejtësia nuk është penguar të hetojë.
“Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet. Është e pavarur dhe në të drejtën e vet për të hetuar këdo që mund të jetë subjekt i hetimit. SPAK është duke bere hetimet, vullneti i votës se çdo deputeti është e drejtë e tij, s’mund të jap përgjigje se si do të votojë çdo deputet”, tha Isamili.
Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro. Ismaili tha se makina e Ramës është me qira dhe paguhet me buxhetin e PS, pasi përdoret për aktivitetet e partisë.
“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili.
-
eshte rritur niveli nga ben ahmetaj te bolleku e te kjo qe eshte e fundit... gallate fare... te vije te "perballet" me drejtesine, dmth te jete aq idiot ai tjetri sa te vije ne burg per qejf, te vije per PRANINE BESNIKE
Përgjigju -
Çfare ministreshe eshte kjo? Per besen, pasqyrat dhe periskopet?
Përgjigju








Komente
Komento