Prania e grupit Wanger në veri të Kosovës, Vuçiç hedh poshtë deklaratat e Kurtit: Gënjeshtër dashakeqe, është kundër rregullores tonë

Prania e grupit Wanger në veri të Kosovës, Vuçiç hedh poshtë deklaratat e Kurtit: Gënjeshtër dashakeqe, është kundër rregullores tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ditë më parë tha se anëtarë të grupit rus ‘Wanger’ ndodheshin në veri të Kosovës në kohën kur u vendosën barrikadat.

Vuçiç tha se fakti që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, nuk duhej të thoshte se duhet të akuzohen për diçka të tillë. Ai e konsideroi deklaratën e Kurtit një gënjeshtër dashakeqe sepse sipas tij një gjë e tillë është kundër rregulloreve të Serbisë.

“Është gënjeshtër dashakeqe se pjesëtarët e grupit Wagner ishin në barrikadat në Kosovë. Po ashtu, nuk është e drejtë të ftojmë serbët në luftë në Ukrainë, nuk është e drejtë që ne të vuajmë sepse kemi pranuar çdo person nga Federata Ruse dhe sepse rusishtja është gjuha amtare këtu dhe sepse ne nuk kemi vendosur sanksione. Nëse e bënim këtë, do të ishte kundër rregulloreve tona”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për gazetën holandeze se barrikadat në veri ishin të nxitura nga Serbia dhe se gjatë vendosjes së tyre, grupi famëkeq i merenarëve rusë ‘Wanger’ ka qenë në komunat me shumicë serbe dhe shtoi se për këtë kishte edhe prova me foto që tashmë i janë dërguar prokurorisë për t’i hetuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit