Pranimet në universitete, nesër afati
i fundit për aplikimet e raundit të dytë

Pranimet në universitete, nesër afati<br />i fundit për aplikimet e raundit të dytë
Nesër është afati i fundit që maturantët kanë për të aplikuar në universitete për raundin e dyrë.

Afati ishte data 30 shtator, por u shty për në datë 1 tetor për maturantët që nuk arritën të aplikojnë.

Burime për Report Tv mësojnë se deri tani kanë aplikuar 20 mijë maturantë.

Ministria e Arsimit njofton se portal i Maturës Shtetërore do të rihapet më 1 tetor 2016, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasain shanset e konkurrimit për IAL-Raundi i dytë.

Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët që kanë plotësuar formular A1/A1Z, gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016 dhe kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës