Pranimi në Universitete, Nikolla:
Mesatarja dysheme do jetë nën 6.5

Pranimi në Universitete, Nikolla:<br />Mesatarja dysheme do jetë nën 6.5
TIRANË - Mesatarja dysheme për pranimet në universitet do të jetë më e vogël se 6.5 e kjo sipas ministres së Arsimit bëhet me qëllim për të mos penalizuar maturantët e vitit të parë.
 
"Jo nuk është as 6.5 as 7.5 nota mesatare do të jetë më e vogël për këtë vit të parë në mënyrë që ne mos ndikojmë për ju maturantët që kur keni marrë vendimin për të vijuar universitetin, s'keni pasur informacionin e ndryshimeve por kjo gjë do ju bëhet me dije sepse ne po marrim paraprakisht dhe mendimet e universiteteve. Nën këtë notë mesatarë që ju thash sigurisht ka alternativa të tjera sepse pranë institucioneve të arsimit të lartë ka programe të zhvillimit profesional", - tha Nikolla. 
 
Nxënësit e vitit të fundit të gjimnazit duhet të vazhdojnë përgatitjen për maturën shtetërore pasi për provimet nuk do të ketë asnjë ndryshim ndonëse ato do të shërbejnë vetëm si kartë dalëse nga arsimi i mesëm. Apelin e bëri ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e cila po ashtu shpjegoi edhe kriteret e reja të pranimit në universitete.
 
"Asgjë nuk ndryshon me atë që lidhet me punën tuaj dhe energjinë tuaj me maturën shtetërore, pra do të jenë provimet e detyruara dhe provimet me zgjedhje ashtu sikurse ju jeni përgatitur dhe vijoni përgatitjen për të cilat unë ju uroj suksese. Provimi i maturës shtetërore do të jetë provim ndarës pra në kuptimin që vetëm certifikon përmbylljen e një faze tejet të rëndësishëm të formimit tuaj atë që lidhet me arsimin 12-vjeçar pra me shkollën e mesme", - u shpreh ministrja.
 
lindita nikolla

Maturantët e Tiranës të mbledhur në gjimnazin" Arben Broci" e pyetën ministren për të gjitha paqartësitë që ata kishin lidhur me ndryshimet e reja të cilat hyjnë në fuqi për këtë vit akademik që nis në tetor.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi