Apollonia në mars duket sikur është zgjuar bashkë me pranverën. Kodrat përreth qytetit antik janë mbuluar nga një tapet i gjerë lulesh rozë, ndërsa mes tyre shfaqen monumentet dhe rrënojat që mbajnë mbi supe mijëra vite histori.

Pamjet janë ndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa fotografi nga Parku Kombëtar i Apollonisë, ku pranvera ka marrë plotësisht vendin e saj.

Në fotografi shihen fusha të tëra të mbuluara me lule rozë, pemë të vjetra që qëndrojnë mbi kodra dhe monumente antike që dalin mes gjelbërimit. Në disa prej tyre duken edhe vizitorë që shëtisin në park, duke ndalur për të parë nga afër sitin arkeologjik dhe për të shijuar peizazhin e kësaj periudhe të vitit.

Apollonia është një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme në Shqipëri dhe çdo vit tërheq dhjetëra mijëra vizitorë, të interesuar për historinë dhe kulturën e qytetit të lashtë. Turistë nga vende të ndryshme të Europës, veçanërisht nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca, mbushin këtë park për të parë nga afër monumentet antike dhe për të shijuar natyrën e qetë që e rrethon.

Në këtë periudhë të vitit, Apollonia nuk është vetëm një sit arkeologjik për t’u vizituar, por edhe një peizazh që të fton të ndalesh gjatë mes historisë dhe natyrës që shpërthen në jetë.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 12 Mars, 14:12

    PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?