/ATSH/ "Pranverë e paharruar në fshatin e harruar", është filmi i metrazhit të gjatë që është në kërkim të aktorëve që do të jenë pjesë e këtij filmi. Me regji të Kushtrim Bekteshit, dhe skenar të Agron Domit, ky film mbështetet nga tri shtete: Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova dhe filmi i përket zhanrit të komedisë.
 
Afati i fundit për dërgimin e materialeve është deri më 6 mars të këtij viti. Bëhet e ditur se në këtë film do të angazhohen rreth 60 aktorë nga të gjitha moshat dhe se xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë në muajin maj dhe të përfundojnë në muajin qershor.
Kërkohen aktorë prej moshës 22 deri 60 vjeç", thuhet në njoftimin e producentit të filmit, Mumin Jashari, i cili për informatat shtesë ka publikuar emailin ku mund të drejtohen të interesuarit. [email protected]
/*