Shqiptarja.com ka siguruar akt ekspertimin teknik të kryer nga ekspertët amerikane Anthony May dhe Larry Smith, specialist në fushën e eksplozivëve të cilët kanë bërë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të 15 marsit 2008 në Gërdec që i mori jetën 26 personave dhe qindra të tjerë u plagosën.
Specialistët ndërtojnë një version të asaj si mund të ketë ndodhur shpërthimi dhe çfarë e shkaktoi. Ajo që vihet re është se në këtë fabrikë të demontimit nuk ka pasur kushte për të kryer demontimin.
Ky akt ekspertimi teknik u administrua nga GJKKO si provë shkresore e SPAK në gjyqin ku i pandehur është Fatmir Mediu.
Ku ndodhi zjarri?
Ekspertët amerikanë thonë se shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, megjithatë, ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit, nga një karrocë dore e ngarkuar me lëndë plasëse e cila ndodhej afër tavolinës ku çmontoheshin municione të kalibrit të lartë.
Bazuar në ekzaminimin e vendngjarjes dhe në deklaratat e dëshmitarëve, opinion i kombinuar i hetuesve që morën pjesë, është se kjo ngjarje u shkaktua nga një zjarr nisi në një karrocë dore të ngarkuar me lënde plasëse të ngarkuar në thasë plastikë, që shkaktoi shpërthimin e shumicës së rezervave të municioneve dhe lëndëve plasëse në pronën e fabrikës.
Zjarri nisi në afërsi të qëndrës së ekstremit jugor të fabrikës së përpunimit në rreth 10 metra brënda portës, afër tavolinës së çmontimit të municioneve 122 mm të cilat konsiderohen si municione të kalibrit të lartë.
Si ndodhi?
Ekspertët e ndërtojnë kështu ngjarjen
“Rrjedha më e mundshme e ngjarjeve sipas provave është ajo që punëtorët ishin procesin e zhvendosjes së thasëve plastikë që mbanin lëndët plasëse në karrocat e dorës. Enda plasëse në njërën nga karrocat mori flakë, që u përhap në vëndet e stokimit aty anë, të lëndëve plasëse dhe kutive të municioneve prej druri. Zjarri vazhdoi të digjej për kohë të shkurtër derisa shkaktoi eventualisht shpërthimin në zonën ku ishin vënë pirg unicionet ushtarake me detonatorë dhe pa detonatorë në skajin juglindor të fabrikës. Ky përthim shkaktoi një reaksion zinxhir duke rezultuar eventualisht në disa eksplozione të Edhenj që përfshinë të gjitha lëndët plasëse dhe shumicën e municionevenë në pronën e fabrikës.
Shkaku?
Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur. Megjithatë, ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit, duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është sqaruar paraprakisht, lëndet plasëse si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë të ndjeshëm për marrje flake nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, ferkimi e flaka.
Ekspertët rendisin dhe një listë të burimeve më të mundshme të ndezjes, bazuar në provat e mbledhura si dhe informacioni i deshmitarëve deri tani:
Transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar. Deklaratat e dëshmitarëve tregojnë karrocat thyheshin dhe riparoheshin me saldim. Roja e sigurimit deklaroi se atë ditë ishin riparuar tre karroca, në fakt ai deklaroi se të paktën njëra nga karrocat ishte riparuar brenda intervalit kohor prej 30 minutash para zjarrit. Ka ekzistuar mundësia që kallai në karroce të ketë ruajtur një sasi të mjaftueshme nxehtësie për një kohë të gjatë, mjaftueshëm që një thes me lëndë plasëse, duke u vënë në kontakt me të, të fillojë të ndizet dhe të marrë flakë.
Ndezja nga kompresioni i lëndës djegëse të vendosur në mënyrë të çrregullt. Provat tregojnë se ekziston mundësia që në dyshemenë prej betoni të kishte lëndë plasëse të vendosur çrregullt. Asnjë nga karrocat e marra në shqyrtim nuk dha prove të një veshje prej gome në rrota. Ekziston mundësia që shtyrja e karrocës së dorës metalike mbi lëndën lasëse të të dy tipeve të vendosur çrregullt, mund të ketë shkaktuar një nxehtësi të mjaftueshme, shok dhe fërkim sa për të ndezur barutin.
Kontakti metal mbi metal. Ekziston mundësia që një shkëndije, e prodhuar nga Erplasja e dy karrocave ose kontakti i një leve ose të veglave të tjera metalike me karrocën e me objekte të tjera metalike, mund të kenë shkaktar ndezjen e lëndës plasëse.
Burim i hapur flake. Megjithëse kishte tabela që ndalonin duhanin dhe kishte një në të caktuar për të pirë duhan, asnjërit nuk i është kërkuar që të linte çakmakët, shkrepset apo materialet e tjera që përdoren për ndezje zjarri, në portë para se të hynte në fabrikë. Ekziston mundësia që dikush që ishte duke pirë duhan brënda kompleksit, të ketë qenë shkaku i zjarrit fillestar.
Shkarkesa elektrostatike. Elektriciteti statik mund të prodhohet nga persona që veshin rroba nailon ose sintetike. Ngarkesa elektrostatike ka energji të mjaftueshmë për të ndezur lëndën plasëse. Veshja e përshtatshme për punë është 100 % pambuk. Lagështia nga % deri në 100% atë ditë e redukton mundësinë e shkakut të ngarkesës elektrosatike.
Në Gërdec nuk kishte siguri pune
Në aktin e ekspertimit gjithashtu janë përmëndur edhe disa rrethana të tjera që janë konstatuar nga ekspertët, duke përmendur se, në Gërdec janë identifikuar praktika pune të cilat janë konsideruar si procedura të pasigurta në raport me standartet normale të punës ka të bëjë me eksplozivin dhe lëndët plasëse, si:
1Vënia në punë e punëtorëve të pastërvitur për çmontimin dhe transportimin e lëndëve plasëse, me pak ose pa trajnim për lëndët e rrezikshme.
2. Përdorimi i makinerive që nuk ishin të pajisura me sisteme standart të sigurimit në një zonë me aktivitete me lëndët plasëse, si shuarësit e shkëndijave, shuarësit e rit, shiritat lidhës të sigurimit.
3. Mungesë e politikave drejtuese dhe pajisjeve për parandalimin e zjarrit në zonën ku kryhej aktiviteti i punës.
4. Mungesë e përgjithshme e rregullit dhe mirëmbajtjes.
5. Në sipërfaqen e punës lejohej veshje e papërshtatshme që prodhon elektricite
6. Lëndët plasëse mblidheshin dhe ruheshin në thasë plastikë të papërshtatshëm.
7. Artikuj të shumtë municionesh dhe lëndë plasëse ushtarake përpunoheshin po ose asnjë prej tyre nuk zhvendoseshin nga fabrika, gjë që kishte si pasojë mbetjen në fabrikë të eksplozivëve dhe të mbeturinave të paketimit të tepërt.
Lajmi kryesor: